I dyshuari që akuzohet për vrasjen e shefit të një firme sigurimesh në Nju Jork është vënë nën akuzë për vrasje si një akt terrorist.

Luigi Mangione dyshohet se ka qëlluar Brian Thompson, shef ekzekutiv i United Healthcare, më 4 dhjetor. Ai tani është akuzuar për vrasje dhe akuza e re është terrorizmi.

Policia e ka gjetur të riun në një Mc Donald’s. Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg tha se kjo lloj dhune e paprecedentë, e mirëmenduar, nuk do të tolerohet.

Ai aktualisht po mbahet në burg nën akuzat për armë në Pensilvani, por zyra e Bragg kërkon ekstradimin e tij në Nju Jork. Mangione u akuzua për vrasje më 9 dhjetor për vrasjen e Thompson jashtë një hoteli në Manhattan, përpara se të niste një konferencë e kompanisë.

Miqtë e të dyshuarit kanë thënë se autori vuante nga dhimbja e shpinës, por nuk dihet nëse kjo sëmundje ka ndikuar në ngjarje. Incidenti ka kthyer në qendër të vëmendjes industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe disa në internet kanë lavdëruar veprimet e Mangione. Disa zëra nga autoritetet kanë thënë se nuk mund të ketë “heroizëm” në vrasje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: