Nga Fatmir Popja
ELBASAN- Një grup pune i ngritur nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjetikës ka zhvilluar një takim sot me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.
Pas shqetësimit të përcjellë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit, mbi ndotjen në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik nga subjekte që zhvillojnë aktivitetin aty, dy Ministritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune i cili do të monitorojë situatën.

Elbasan takimi per ndotjen (4)

Kryetari i Bashkisë edhe një herë bëri me dije shqetësimin e tij për një zonë e cila është shumë e populluar dhe ndjen pasojat e ndotjes që shkaktojnë kryesisht fabrika e vjetër e ferro-kromit dhe uzina e përpunimit të naftës.

Sejdini kërkoi një vlerësim të shpejtë dhe korrekt të situatës dhe në rastet kur ka shkelje këto subjekte të detyrohen të marrin masa të menjëhershme ose të mbyllin aktivitetin e tyre deri në marrjen e masave.

Elbasan takimi per ndotjen (2)

Sejdini shtoi gjithashtu që matje të kryhen edhe pranë inceneratorit të djegies së mbetjeve urbane, përderisa qytetarët kanë shqetësim edhe për mirëfunksionimin e tij.

Edhe më shqetësuese, sipas Kryetarit të Bashkisë, është situata e krijuar nga fabrika e përpunimit të naftës e cila ndot tokën dhe fermerët nuk mund të vadisin. Jo vetëm kaq, por Sejdini shtoi se edhe në rast të ndërtimit të tubacioneve, nuk mund të lejohet që këto ujëra të derdhen në lumin Shkumbin.
Grupi i punës theksoi se angazhimi do të jetë maksimal dhe matjet korrekte dhe transparente. Pjesë e këtij grupi pune do të jenë gjithashtu përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Bashkia e Elbasanit.

Elbasan takimi per ndotjen (5)

Elbasan takimi per ndotjen (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb