TIRANE- Ditën e djeshme në mbledhje qeverie u miratua vendimi për ngritjen edhe organizimin e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH). Një nga strukturat e reja që ishin përcaktuar të ngriheshin në ligjin e ri të arsimit të lartë. Në përbërje të këtij këshilli do të jenë 12 anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohura të fushave akademike.

Anëtarët e KALKSH emërohen me urdhër nga ministri përgjegjës për arsimin për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë riemërimi pa kufizim dhe shkarkohen prej tij.

Ky këshill këshillon titullarin e MAS në lidhje me disa çështje si: hartimin e strategjive e të programeve kombëtare për arsimin e lartë e kërkimin shkencor, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore, standardet për hapjen, riorganizimin, pezullimin, mbylljen dhe akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë ose programeve të studimeve, kriteret për dhënien e titujve dhe gradës shkencore etj.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: