KOSOVË- Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar Kosovëm këto ditë, kanë bërë që të ngrijnë Liqeni i Badovcit dhe Drini i Bardhë.

Po ashtu, ka ngrirë një nga atraksionet më të veçanta turistike të Kosovës, Ujëvara e Mirushës, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. AFP ka publikuar foton e Armend Nimanit, ndërkaq pamjet i ka transmetuar edhe CTV News. “Moti i ftohtë në Evropë e ka transformuar një nga vendet e Kosovës në zonën më të madhe turistike”, shkruan CTV News.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/CTVNews/videos/1401674953207760/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb