Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak dhe pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Alfred Muharremi, ka komentuar në studion e News24 urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për pezullimin e fondeve, duke theksuar se vendimi duhet parë më shumë si një rishikim teknik sesa një çështje politike.

“Sot kemi një vendim që parashikon ngrirje të përkohshme të fondeve për të rishikuar nëse ndihma u intereson SHBA-ve. Nuk ndikohet vetëm Shqipëria, por shumë vende të tjera,” – tha Muharremi.

Ai shtoi se mbështetja kryesore ka qenë e fokusuar tek mirëqeverisja dhe siguria kibernetike, fusha që nuk pritet të preken nga ky pezullim sipas tij.

“Të vetmet buxhete që mund të pezullohen janë ato që lidhen me mbështetjen e fondeve për barazinë gjinore, komunitetin LGBT dhe programe të tjera sociale,” – theksoi ai.

“Me vendimin e Trump duhet të ndajmë pjesën politike. Sot keminjë vendim që parshikon ngrirje të fondeve për të rishikuar nëse ndihma u intereson SHBA-ve. Nuk ndikohet vetëm SHBA. Mbështetja më e madhe ka qenë te mirëqeverisja dhe siguria kibernetike. Nuk e shoh fare si një çështje politike. Të vetmet buxhete që mund të pezullohen janë ato për mbështetjen e doneve për barazinë gjinore, mbështjetjen e komunitetit LGBT, etj”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb