Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka komentuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të “ngrirë” tarifat hakmarrëse që ai kishte vendosur ndaj shumicës së partnerëve tregtarë amerikanë duke deklaruar se është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.
“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit,” tha von der Leyen në një postim në X, duke nënvizuar se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA- në me synimin për të arritur “tregti reciproke të dobishme dhe pa fërkime”.
Siç shpjegoi kryetarja e Komisionit tarifat janë taksa që dëmtojnë vetëm bizneset dhe konsumatorët.
I welcome President Trump’s announcement to pause reciprocal tariffs. It’s an important step towards stabilizing the global economy.
Clear, predictable conditions are essential for trade and supply chains to function.
Tariffs are taxes that only hurt businesses and consumers.…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 10, 2025
“Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht në favor të një marrëveshjeje me tarifa zero midis BE-së dhe SHBA-së”, theksoi ajo
Sipas saj Evropa po rrit gjithashtu përpjekjet për të hequr pengesat ndaj tregut të vetëm.
“Kjo krizë e ka bërë të qartë një gjë: në kohë të pasigurta, tregu i vetëm është spiranca jonë e stabilitetit dhe elasticitetit”. shtoi Von der Leyen
Javën e kaluar Trump njoftoi vendosjen e tarifave shtesë prej 20% për importet e produkteve nga BE.
Megjithatë njoftimi i presidentit amerikan nuk adreson tarifat që administrata e tij ka vendosur tashmë për importet e makinave, aluminit dhe çelikut. Vendet anëtare të BE-së miratuan dje kundërmasat e para ndaj këtyre tarifave, të cilat do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme.
(BalkanWeb)