KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni. Ditë më parë, Maxhuni ishte fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

Njoftimi nga kryeministri i Kosovës ka qenë i shkurtër: “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”.

Fillimisht ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Pacolli kishte thënë se pavarësisht se kush është, veprimi i Maxhunit në veturën zyrtare është një akt i papranishëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb