Policia e Vlorës arreston një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim. Xhuliano Muço, 20 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin, SH.N, me anë të gënjeshtrës, kanë arritur t’i marrin shtetasit, B.P, me banim në qytetin e Beratit, një shumë vlere monetare prej 50.000 lekë (te reja), duke i’u paraqitur të dëmtuarit (B.P) si djali i një të afërmi të tij. B.P, në momentin e ngjarjes ndodhej ne Greqi dhe paratë i kërkoheshin nëpërmjet Western-Union.

Ky proçedim penal ka nisur një vit më parë, në 2014, ku nëpërmjet metodave speciale të hetimit, janë hetuar 8-Persona, anëtarë të një grupi kriminal që kryesohej nga shtetasi, SH.N, ku nëpërmjet një skeme të mirë-organizuar, këta persona siguronin nr. telefonash të qytetarëve, karta identiteti, dokumenta të ndryshme, informacione mbi këta shtetas dhe ju prezantoheshin si familjarë të tyre, e më pas ju kërkonin të depozitonin shuma parash që varionin nga 10.000 lekë deri në 50.000 lekë. Pasi i tërhiqnin, falsifikonin edhe firmat e tyre gjatë tërheqjes së parave.

Ky grup, kryente aktivitete kriminale jo vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku 7-prej këtyre personave aktualisht janë duke vuajtur dënimin me Burg.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e personit të 8-të, të implikuar në këtë grup kriminal:

Xhuliano Muço-n, i cili është kapur në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: