TIRANE

Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar sot në formë  unanime për lirimin e godinës së Juridikut, e cila vijon të mbahet peng nga studentët e ngujuar.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se menjëherë pas votimit, Senati i UT-së  ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën me qëllim vijimin e mësimit. Brenda godinës ndodhet një numër i madh studentësh, të cilët kundërshtojnë dhe nuk pajtohen me Ligjin e Arsimit të Lartë.

Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, por edhe aty, studentët kanë hasur në rezistencë  dhe dera e gjimnazit u mbyll me zinxhirë.

Veprime të tilla kanë detyruar Senatin e Universiteti të Tiranës për marrjen e këtij vendimi, ndërsa studentët vijojnë  të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre, që ia kanë parashtruar prej kohësh ministrisë së Arsimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb