TIRANE

Ndërkohë që ngujimi nëpër auditore vazhdon, një nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës ka zbuluar sesi kanë arritur të fusin ushqimet nga dritaret e banjove.

“Duke qenë se studentët kanë vazhduar me bojktotin , në një moment rojet kanë mbyllur derën me zinxhirë. Studentët kanë refuzuar të dilnin në një moment kur policia private është futur,  ka patur një përplasje mes policisë private dhe studentëve.

Studentët nuk kanë patur ushqime përveç  makinetave. Kanë qenë një grup qytetarësh që kanë sjellë ushqime, nuk na kanë lejuar. Kemi shfrytëzuar momente qetësie dhe i kemi futur ushqimet nga dritaret e banjove. Është jashtë mase e vështirë që të ngrohet fakulteti.

Prindërit janë motivues, por edhe me atë frikën e prindërit ti e di vetë, por kujdes”, u shpreh ai, për gazetarin Ergys Gjençaj.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb