Nicki Minaj vendos të tërhiqet nga muzika. Reperja njuyorkeze, 36 vjeç, njohur për stilin e saj provokues dhe për suksesin e saj me ‘Anakonda”, ka bërë të enjten një njoftim në Twitter ku shkruan: Kam vendosur të tërhiqem dhe t’i kushtohem familjes’.


Minaj është e fejuar me një drejtues të industrisë muzikore amerikane, Kenneth Petty. Ata do të martohen në muajt që vijnë. Njoftimi ka qenë një surprizë për fansat e saj pas prezantimit të këngëtares në ‘Hot Girl Summer’.


Me stilin e saj plot ngjyra të këngëve të saj, Minaj ka ngjitur shkallët e klasifikimeve amerikane. Nga viti 2010 ajo ka publikuar katër albume dhe ka bashkëpunuar me yjet e repit amerikan, si Drale apo Lil Wayne.


Kohët e fundit përplasjet e saj me Cardi B, një tjetër repere e famshme e momentit, kanë mbushur faqet e revistave dhe webeve. Në qershor ajo publikoi këngën ‘Megatron’ dhe njoftoi që po punonte për albumin e saj të ri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb