Nicki Minaj ka ndarë me fansat e saj një foto nga e kaluara e saj. Në llogarinë e saj personale në Instagram, reperja ka postuar një foto të realizuar 17 vite më parë.

Në të, Nicki Minaj është ndryshuar dukshëm teksa pozon për kamerën.

Në mbishkrimin që shoqëron foton e saj, reperja fillimisht ka njoftuar ndjekësit e saj se kur është bërë fotografia. “17 vite më parë” , shkruan ajo.

Më pas ajo shton: “Unë i kam bërë vetë flokët. Zgjodha grimin tim. Kisha veshur sytjena që gjoksi të më dukej më i madh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: