VENEZUELË

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, tha të martën se vendi ishte gati për të marrë ndihmë ndërkombëtare pas një takimi në Karakas me shefin e Kryqit të Kuq global, shkruan AFP.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të krijuar mekanizma bashkëpunimi për ndihmë dhe mbështetje ndërkombëtare,” shkruante Maduro në Twitter.

Presidenti, i cili mohon se gjendja aktuale në Venezuelë mund të përshkruhet si një krizë humanitare, përsëriti pas takimit se bashkëpunimi me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) duhet të respektojë “rendin ligjor të Venezuelës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb