Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ajo përmirësohet. Nicole Kidman, në moshën 48 vjeçare, ka një fizik për tu admiruar.

Revista ‘Gente’ e ka fotografuar atë me bikini gjatë pushimeve të saj në Sydney, Australi. Tani ndryshe nga herët e tjera ku shfaqej me një fytyrë të tendosur për shkak të botoxit, diva thotë se bën një stërvitje shumë të madhe dhe dashuria për bashkëshortin Keith Urban, duket se e mban atë të freskët dhe të re.

Me Urban gjërat shkojnë për mrekulli, aq sa në qershor me rastin e dhjetë vjetorit të martesës së tyre, do të shkëmbejnë sërish unazat.

Dy personazhe dhe dy karaktere komplet të kundërt, por që plotësojnë në mënyrë perfekte njëri-tjetrin, si dy gjysma të së njëjtës mollë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: