Një martesë dashurie dhe … pushteti. Kështu Nicole Kidman e quan martesën e saj me Tom Cruize në një intervistë për New York Magazine:

‘Të isha gruaja e një ylli të pushtetshëm si Tom Cruise më ka shpëtuar nga rastet e ngacmimeve seksuale të zakonshme në Hollywood’.

Artistja ‘tregon hapur në faqet e revistës për martesën e saj, për të cilën nuk i pëlqen të flasë shumë. Kur u martua me yllin e Mission Imposible, Kidman ishte vetëm 22 vjeç.

Marrëdhënia e tyre zgjati nga 1990 deri 2001: ’Gjithmonë kam qenë e gatshme të flas për këtë… por tani jam e martuar me dashurinë e jetës time (Keith Urban) dhe më duket jo me vend, të diskutoj për të shkuarën”, shton artistja.

Në intervistën që ylli i ‘Big Little Lies’ ka dhënë për revistën, në numrin që i kushtohet femrave dhe pushtetit Kidman kujton fillimet e karrierës së saj. ‘

‘U martova shumë e re, por kjo nuk do të thotë pushtet, por mbrojtje. U martova nga dashuria, por të qenurit gruaja e një burri shumë të fuqishëm më ka penguar nga ngacmimet seksuale’, ka vazhduar Nicole.

“Pas ndarjes u detyrova të ‘rritem’ dhe kam jetuar edhe unë momentet ” #MeToo'”.

Por artistja tregon se nuk i pëlqen aspak të tregojë për eksperiencat e saj të jetës, jo domosdoshmërisht abuzimet seksuale, por humbjet, vdekjet, dhimbjet… Prej kohësh mbështetëse e lëvizjes Me Too, Nicole ka qenë një nga artistet e para që ka folur kundër Harvey Weinstein, edhe pse ajo nuk ka qenë asnjëherë protagoniste e ndonjë rasti abuzimi seksual.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb