Nicole Kidman nuk ka asnjë lloj interesi të japë shembull për askënd.

Aktorja 56-vjeçare theu heshtjen pasi shfaqja e saj në CMA Awards, në dhjetor 2023, ngjalli shqetësim tek fansat pasi dukej se ajo kishte humbur shumë peshë.

“Të gjithë duan të dinë se çfarë nuk shkon me të. Edhe të afërmit e saj janë të shqetësuar. E vërteta është se Nicole ka punuar shumë, dhe kjo po i bën dëm”, tha një burim për In Touch në atë kohë, duke shtuar se humbja e peshës së saj ishte rezultat i ngarkesës së saj intensive të punës. “Ajo ka aktruar në projekte pothuajse të njëpasnjëshme, ndërkohë që bën reklama dhe prodhon. Madje ajo sapo mori detyrën si ambasadore e markës Balenciaga, sikur të mos kishte mjaftueshëm ngarkesë.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Tani, në një intervistë me Vogue Australia, Nicole foli për këtë temë duke i vënë pikën njëherë e mirë.

“Unë nuk dua të jem një model për askënd, nuk jam e interesuar për këtë.”

Ajo gjithashtu iu përgjigj njerëzve që i përmendin rregullat dhe pritshmëritë që kanë për të si artiste dhe karrierën e saj të aktrimit.

“Unë mbaj shumë distancë mes meje dhe asaj që të gjithë mendojnë ose duan ose si duhet të sillem. Mundohem të mbaj një mburojë rreth meje,” theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: