Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, çdo ditë humbin jetën 47 fëmijë ose të rinj për shkak të virusit të mungesës së imunitetit të njeriut (SIDA).

Përfaqësuesi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) për Nigerinë, Peter Hawkins në një deklaratë me shkrim tha se çdo ditë 47 fëmijë ose të rinj humbin jetën nga SIDA për shkak se nuk hidhen hapat e nevojshëm për trajtim dhe mosmarrjen e masave.

“Në Nigeri janë marrë disa masa në luftën kundër SIDA-s por duhet të bëjmë më shumë kundër kësaj sëmundjeje që ndikon veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha Hawkins.

Ai tërhoqi vëmendjen se testet dhe trajtimi janë çështje jetësore për fëmijët dhe të rinjtë. “Me trajtimin e grave çdo ditë e më shumë parandalohet që kjo sëmundje të kalojë tek fëmijët”, shtoi Hawkins.

Sipas një raporti të publikuar nga Programi i Përbashkët (UNAIDS) i OKB-së për HIV/AIDS, thuhet se në vitin 2018 mbi 20.6 milionë njerëz në Afrikën Lindore dhe Jugore ka rezultuar se janë bartës të virusit HIV që shkakton sëmundjen e SIDA-s.

HIV transmetohet në katër mënyra, nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, transplanteve të organeve, kontaktit të drejtpërdrejt me gjakun dhe nga nëna tek fëmija.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb