Grupi terrorist, “Boko Haram”, e ka nisur një varg të sulmeve të reja në pjesën veri-lindore të Nigerisë, duke ngritur flamurin e tyre në disa qytete dhe duke e marrë nën kontroll një bazë ushtarake të vendit.

Qindra njerëz janë zhvendosur nga Baga për në Maiduguru, që ka qenë qendra e krizës së shkaktuar nga Boko Haram gjatë dekadës së kaluar. Të zhvendosurit kanë thënë se në qytet kanë dëgjuar të shtëna që janë kryer nga persona të uniformuar, të cilët e kanë marrë shpejt kontrollin e qytetit.

Disa dëshmitarë kanë thënë se anëtarët e këtij grupi i kanë udhëhequr edhe lutjet e së premtes. Besohet se militantët kanë pasur për qëllim që të arrijnë në bazën ushtarake, pa shkaktuar viktima në mesin e civilëve. “Ata na thanë të mos brengosemi sepse nuk kanë ardhur këtu për ne, por ne nuk mund t’iu besojmë atyre”, tha njëri nga dëshmitarët.

Mbi 100 policë të trajnuar për rastet e terrorizmit janë shkarkuar në Nigeri sepse kanë ikur për ta shmangur luftimin me Boko Haramin, raportuan mediet nigeriane. “Morali i personelit tonë do të dobësohet çdo ditë sepse forca jonë po dobësohet për shkak të rasteve të shumta dhe mungesës së pajisjeve të duhura”, tha një zyrtar policor në kushte anonimiteti, shkruan “The Guardian”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: