Votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ne Nigeri pritet që të vazhdojë sot në disa pjesë të Nigerisë pas problemeve teknike gjatë procesit zgjedhor të së shtunës.

Komisioni zgjedhor shtyu votimin për shkak të problemeve me kartat elektronike, teknologji e re kjo ne Nigeri që synon të reduktojë mashtrimet dhe falsifikimet. Ndërkohë 20 njerëz kanë mbetur të vrarë nga disa persona të armatosur.

Presidenti aktual Goodluck Jonathan është në garë të ngushtë me ish-drejtuesin ushtarak të vendit gjeneral Muhammadu Buhari. Rezultati në këto zgjedhje pritet të jetë shumë i ngushtë dhe do të dojë kohë të shpallet. Qendrat e votimit u hapën pasditen e djeshme mes njoftimeve se kryengritësit po përpiqeshin të dëmtonin votimet në disa zona.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: