Policia nigeriane ka liruar 19 vajza dhe gra nga 15 deri 28 vjeç, të cilat mbaheshin në disa banesa të Lagos të ashtuquajtura ‘fabrikat e fëmijëve’, ku ato liheshin shtatzënë dhe më pas lindnin aty, dhe të vegjlit e tyre shiteshin nga një organizatë kriminale.


Katër nga të vegjlit janë marrë nga agjentët e policisë, ndërsa dy gra të cilat punonin në këtë qendër si infermiere abusive janë arrestuar, ka shtuar policia, e cituar nga Bbc online.


Nuk është kjo hera e parë që zbulohen ‘Fabrikat e fëmijëve’ në Nigeri, vendi që është i pari në ekonominë afrikane, por shumë i varfër dhe ku trafiku i qënieve njerëzore është shumë i përhapur. Vitin e kaluar në një zonë të tillë u liruar 160 fëmijë.


Policia ka thënë që të porsalindurit shiteshin për 1400 dollarë meshkujt dhe 830 dollarë femrat. Nuk është saktësuar ende nëse blerjet bëheshin në Nigeri apo nga vendet e tjera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb