Nigeria do të fillojë vaksinimin kundër lisë së majmunëve nga 8 tetori, pas miratimeve rregullatore, tha Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (NPHCDA).
Sipas Remi Adeleke, vaksinat do t’i nënshtroheshin analizave laboratorike për tre javë, pas së cilës ato do të shpërndaheshin në pesë shtetet dhe 4,750 njerëz do të merrnin nga dy doza secila me një interval prej 28 ditësh.
Një zëdhënës i organizatës mjekësore vuri në dukje se grupi i synuar për vaksinimin do të jenë ata që janë në kontakt të ngushtë me pacientët me mpox, veçanërisht punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit me imunitet të ulët.
Më 27 gusht, Nigeria mori 10,000 doza vaksine kundër lisë së majmunëve nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
(A.A/BalkanWeb)