BEOGRAD-Dështimi i Kosovës që të fitonte vota të mjaftueshme për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim (UNESCO), shënon “vetëm një fitore të drejtë dhe morale. Keshtu u shpreh sot presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic.


“Kjo është një fitore e drejtë dhe morale e arritur në kushte pothuajse të pamundshme, kur ajo që është e drejtë nuk mund të llogarisë në mbështetjen e shumicës”, thuhet në deklaratën e zotit Nikolic.


Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s sot në Paris, për Kosovën votuan 92 pro, kundër pranimit ishin 50 vende, ndërsa abstenuan 29 vende.


Për pranim janë dashur dy të tretat e atyre që votuan, pra në rastin konkret, 95 vota.

Para votimit për pranim të Kosovës, u refuzua kërkesa e Serbisë për shtyrje të votimit për pranim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb