SERBI- Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, beson se viti 2016 do të jetë një tjetër vit plot sfida për Serbinë.

Ai më në fund i është dorëzuar Bashkimit Evropian duke mos e kritikuar në atë dozë sikur më parë për relacionet me Kosovën.

Kjo sipas Nikoliçit, që foli për FoNet, do të jetë për shkak se janë hapur kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ku përfshihet edhe Kapitulli 35 që parasheh heqjen dorë të Serbisë nga Kosova.

Hapjen e këtyre kapitujve ai e ka parë si sukses të Serbisë por që për shumë kohë edhe më parë ka qenë shumë skeptik në atë kapitull duke thënë se Kosova është më e rëndësishme se Evropa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: