SERBI-Presidenti serb, Tomislav Nikoliç i ka dërguar papa Françeskut një letër ndjese për vizitën e tij të parashikuar në Vatikan, për shkak, sipas tij, të një avarie në avionin me të cilin ai po udhëtonte, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.Sipas kësaj agjencie, presidenti Nikoliç deklaroi se ishte shumë i keqardhur për ngjarjen dhe shpresonte për një datë të re, sa më të afërt, për kryerjen e vizitës.


Sipas burimeve presidenciale serbe, kanë filluar përgatitjet për një datë të re.Sipas medias, avaria e një prej motorëve të avionit tip ”Falcon” me të cilin udhëtonte Nikoliç, ndodhi në ndërkohë që aeroplani ushte mbi detin Adriatik, në një lartësi prej 10 mijë metrash.


Për pak kohë ai humbi 2 000 metra lartësi, por gjithçka u mbyll mirë falë përgatitjes së pilotit, i cili arriti ta ulë në aeroportin e Beogradit, pa probleme.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: