SERBI-Presidenti serb Tomislav Nikolic, tha sot se disa institucione evropiane janë duke kryer “sulm të hapur” ndaj Serbisë.

Sipas tij, krejt këto sulme po vijnë pasi shtetet evropiane po vazhdojnë presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pranuar Kosovën si shtet.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve e hapura që vijnë nga institucionet evropiane për Kosovën, për të na bërë që ta pranojmë këtë shtet”, ka thënë Nikolic.

Ndërsa, i pyetur se çfarë problemi kishte dje me shefen e EULEX-it, Alexander Papadopulu, Nikolic ka thënë se ajo nuk dëshironte që asnjë nga fjala e saja të takimit të përfshiheshin në njoftim, ndërsa ai insistonte se mediat dhe populli serb duhet të jenë të informuar për atë se çfarë u bisedua.

“Ajo tha se çka ajo tha nga pikëpamja e evropianizimit nuk duhet të publikohet në media. Kështu që unë nuk e kuptoj pse ajo vendosi embargo në deklaratë”, tha Nikolic.
Ai shtoi se biseda e tyre ishte e hapur dhe ai i bëri të gjitha vërejtjet që kishte.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: