SERBI-Duke komentuar informacionet se SHBA-të i kanë dhënë përkrahje Prishtinës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka thënë se kjo është shkelje e rëndë e Rezolutës 1244.

Sipas Nikoliç, Serbia ia ka dhënë atë territor Kombeve të Bashkuara dhe jo shqiptarëve.

Sipas udhëheqësit të shtetit serb, kjo e nxit edhe pyetjen nëse më pas edhe veriu i Kosovës do të fitojë të drejtën të themelojë ushtrinë e saj, me një komandant i cili do të ishte serb, raporton Indeksonline.

Nikoliç ka thënë se për Kosovën ka biseduar disa herë edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Rusia i ka dhënë përkrahje çfarëdo qëndrimi të Serbisë. Nëse Serbia asnjëherë nuk e njeh Kosovën, këtë nuk do ta bëjë as Rusia”, citohet të ketë thënë Nikoliç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: