SERBI-Presidenti serb Tomislav Nikoliç më në fund e ka kuptuar se Serbia nuk mund të shkojë në BE pa i zgjidhur problemet me Kosovën.

Nikoliç ka deklaruar sonte se nga Komisioneri Europian, Johanes Han ka dëgjuar mesazhin e qartë se Serbia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës, transmeton FoNet.

“Kjo nënkupton se shumica e vendeve të BE-së e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bdërsa edhe Serbia duhet të pajtohet me këtë”.

“Han ka thënë tekstualisht- ne nuk iu duam me problem të pazgjidhur”, ka thënë Nikoliq, i cili ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: