SERBI– Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një intervisitë për “Sputnik”, ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të krahasohet me Serbinë. Duke e quajtur shtet lodër Malin e Zi, Nikoliç ka thënë se ndryshe nga Mali i Zi, Serbia gjatë gjithë kohës tregon se nuk është si Mali i Zi, dhe se askush nuk mund të luajë me të.

“Serbia ka interesat dhe të drejtat e saj, miqësinë shekullore me Rusinë dhe ajo s’mund të na thotë që ne jemi armik i BE-së, e as BE-ja s’mund të na thotë se ne jemi armik i Rusisë. Mali i Zi është shembull konkret se si shteti nuk duhet të shndërrohet në lodër dhe liderët që udhëheqin nuk duhet ta trajtojnë ashtu”, ka thënë Nikoliç.

Nikoliç thotë se Mali i Zi ka zgjedhur anëtarësimin në NATO e BE, por po ashtu edhe konfliktet që këto organizata kanë, pa një identitet të anëtarit dhe pavarësi. Sipas tij, Mali i Zi qëllimisht e ka shfuqizuar pavarësinë e vet në vendimmarrje pasi është rekomanduar të pranojë çdo gjë vetëm e vetëm sa për t’iu bashkuar NATO-s.

Presidenti serb ka theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Malit të Zi, por ka shprehur shqetësim lidhur me fatin e serbëve ortodoksë dhe fatin e Kishës Ortodokse Serbe në këtë vend.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb