Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka vazhduar t’i qëndrojë besnik deklaratave të tij se nuk do të pranojnë antarësimin në BE, nëse ai kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nikoliç ka thënë se Serbia dëshiron ta organizojë vendin në të njëjtën mënyrë ashtu siç janë të rregulluara vendet e Bashkimit Evropian, dhe t`i përmbushë të gjitha kushtet, por me të vetmin kusht që ka për Evropën, e i cili është që kurrë të mos kërkojë nga ajo njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan ‘telegrafi’.

Këto deklarata Nikoliç i ka bërë në një intervistë për televizionin grek Corfu TV, ku ndër të tjera ka shtuar se “Nuk do të jemi anëtar i një unioni që do të na kërkonte këtë, dhe unë u jam mirënjohës të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Greqia jonë e dashur”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: