BEOGRAD- Presidenti, serb Tomisllav Nikoliç deklaroi se nëse parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian është njohja e pavarësisë së Kosovës, atëherë Serbia refuzon.

Ndërkohë, ai theksoi se prioritet i shtetit të tij është anëtarësimi në Unionin Eurpopian, ndërsa tha se nëse Brukseli vendos kushte të tilla atëherë kjo do të nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtarë i plotë.

Ndër të tjera Nikoliç pohoi se shteti i tij është i interesuar për të rritur partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, “e në veçanti për ta ruajtur miqësinë me Rusinë e Kinën”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: