SERBI- Presidenti serb Tomislav Nikoliç tha gjatë një takimi që pati me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës se Serbia kurrë nuk do ta njohë, siç ka thënë ai, “shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës e Metohisë”.

Nikoliç takoi raportuesin Agustin Conde si pjesë e përgatitjes së këtij të fundit për raportin mbi situatën në Kosovë.

Nikoliç theksoi se KE ishte një organizatë shumë e rëndësishme për Serbinë.

“Parimet mbi të cilat Këshilli i Evropës është i bazuar, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, janë edhe parimet që mbështesin përpjekjet e bëra nga Serbia. Ne luftojmë për të parë çdo qytetar të Kosovës e Metohisë në gjendje që të ushtrojë të gjitha të drejtat e tij dhe kjo është arsyeja pse kemi hyrë negociatat me Prishtinën. Por në qoftë se kjo do të thotë që Kosova të bëhet një shtet-anëtar i BE-së, atëherë këto parime do të jenë diçka që ne nuk mund t’i pranojmë”, tha Nikoliç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: