SERBI- Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare të përurimit të presidentes së re kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ceremonia zhvillohet me 15 shkurt në Zagreb. Lajmi u publikua në një gazetë serbe.

Sipas gazetës shkak për këtë janë bërë deklarata e diskutueshme të Kitaroviçit.
“Në ceremoninë e Zagrebit do të jetë i pranishëm vetëm këshilltari presidencial për politikën e jashtme, Ivan Mërkiç”, shkruan gazeta “Veçernje novosti”.

Menjëherë pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit, konservatorja Grabar-Kitaroviç kishte folur për Vojvodinën si për një shtet më vete. Deklarata e saj provokoi reagime shumë negative në Beograd.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: