SERBI– “Sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt po ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tomislav Nikoliç.

Presidenti i Serbisë në largim, Tomislav Nikoliç ,një javë para se ta braktisë postin dhe atë t’ia dorëzojë Aleksandar Vuçiçit ka folur me gjasë për herë të fundit në këtë funksion, për Kosovën. Gjatë një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus, e ka paraqitur veten njeri të paqes duke thënë, siç përcjell FoNet, se “vetë drejtpërdrejt ka vendosur që në bisedimet me shqiptarët e Kosovës të zhvillohen në nivelin shumë të lartë në mënyrë që me këto biseda të pengohen konfliktet dhe të arrihet zgjidhje e përbashkët”.

Nikoliç ka thënë se gjatë mandatit të tij Serbia ka arritur marrëveshje për partneritet strategjik me Rusinë, e Kinën dhe ka hyrë në negociata serioze me Bashkimin Europian.

“Përndryshe sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt sikur ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës ose sikur bashkë me BE-në të vinim sanksione ndaj Rusisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: