SERBI-Nga e njëjta parti, me ambicie të njëjta. Nikolic dhe Vucic dëshirojnë që të kandidojnë ndaras dhe kundër njëri tjetrit për president të Serbisë.

Presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka vendosur të kandidojë për president të Serbisë.

Partia progresive Serbe ka vendosur unanimisht që Aleksandar Vucic të jetë kandidati presidencial i kësaj partie , bëjnë të ditur burime të N1, transmeton gazetametro.net.

“Kryetari i partisë progresive Serbe, Aleksandar Vucic do të vazhdojë bisedimet me presidentin aktual të Serbisë, Tomislav Nikolic dhe do të përpiqet të japë gjithçka për bashkimin kombëtar të Republikës Serbe, në mënyrë që Serbia të mbrohet kundër armiqve të saj dhe të sigurojë të ardhme të mirë”- thuhet në njoftimin e kësaj force politike.

Nikolic tha se nuk ishte i befasuar nga vota unanime e Partisë progresive serbe, që Aleksandar Vucic të jetë kandidati i tyre për president.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: