BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka thënë se trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e ka ndaluar ai dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Unë dhe Vuçiç kemi vendosur që ta ndalim trenin në Rashkë, ndërsa pas tri orësh u shfaqën Njësitet Speciale. Vuçiç foli me të gjithë ambasadorët e huaj në Beograd”, ka thënë Nikoliç duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, pas takimit me Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

Nikoliç deklaroi po ashtu se nuk ka konflikt mes të dyja vendeve dhe se nuk do të ketë as në të ardhmen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: