TIRANE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për maturantët dhe dorëheqjen e saj. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Nikolla theksoi se Basha po bën reformën ‘mish për top’ për Dibrën. Ajo pohoi se maturantët që u keqpërdorën nga opozita po bëhen ‘viktima’ të reformës.

Nikolla tha se “viktimat” e fabrikuara prej PD-së sipas rastit, e bëjnë këtë parti të pabesueshëm të sytë e publikut. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme kryeopozitari Basha deklaroi në ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, se ministrja Nikolla duhet të dorëhiqet, pasi sipas tij ka futur në krizë arsimit, duke e cilësuar kështu një ‘krizë kombëtare’.
pergjigja e Nikolles
REAGIMI I NIKOLLËS
Zoti Basha,
Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër, ku keni kaq ditë që fatkeqësisht, vetëm merrni nëpër këmbë publikun!
Po ju marr shembull maturanten që ju e keqpërdorët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta treguar si ‘viktimë’ të reformës!
Ja e vërteta e thjeshtë e rastit të saj, zoti Basha:
Marselda Zyberi, maturante në Medresenë e Shkodrës, e ka notën mesatare të shkollësh 9. 45, ndërsa notën mesatare të provimeve të maturës shtetërore 8.97, ç’ka flet qartë, për të vërtetën e thjeshtë, se reforma funksionon në favor të meritës e të transparencës. Marselda është fituese në infermieri. Nuk mund të kalonte në raundin e parë në programet e tjera , sepse të tjerë, me rezultate më të larta e meritonin përpara saj. Pra, ajo është fituese në një program që ka kërkuar. Ajo mund të vijojë me raundin e dytë dhe mundësitë për të dalë fituese dhe në programet e tjera janë aty.
Ndërsa ju zoti Basha, nuk do t’ia hapni dot vetes e as partisë suaj rrugën për të merituar besimin e shqiptarëve, sepse gënjeshtrat apo “viktimat” e fabrikuara prej jush sipas rastit, ju bëjnë krejt të pabesueshëm në sytë e tyre! Kam një përshtypje që këtë të fundit, do t’ua thonë edhe dibranët në 11 shtator, po sidoqoftë kjo është një temë tjetër!
Ndërkohë, për temën që komunikoj me ju, urdhëroni edhe dokumentat. Janë të disponueshëm për të gjithë falë transparencës që ofron sistemi i ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb