TIRANE

Pavarësisht shkarkimit si ministre e Arsimit, Lindita Nikolla pretendon se ka pasur një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama që i ka rrënjët tek bashkëpunimi i tyre gjatë kohës që Rama drjetonte Bashkinë e kryeqytetit, ndërsa Nikolla punonte si këshilltare në minibashkinë nr. 1 në kryeqytet. Ajo tha sot në mbrëmje gjatë emisionit “A Show” në News 24 se ka punuar hap pas hapi për veten, për socialistët por edhe për të arritur rezultate e për t’ja shpërblyer në një farë mënyre Ramës.

Krasta: Mund të konsiderohet dinamika e shpejtë e pranisë suaj në pozicione drejtuese si një shkak i një marrëdhënie të veçantë me kryetarin e bashkisë në atë kohë, Edi Rama?

Nikolla: Nëqoftëse marrëdhënia ime e veçantë me kryeministrin dhe me kryetarin e bashkisë ka qënë për shkak të punës, për shkak të performancës, angazhimit dhe këtij pasionit tim për të mos vrapuar, por për të ecur hap pas hapi, po ka qënë e veçantë…

Krasta: Sa e veçantë, shumë e veçantë?

Nikolla: T’i lëmë këto se nuk janë të hijshme këto lloj bisedash. Kanë qënë aq të veçanta sa që patjetër uën në çdo ditë të angazhimit tim, qoftë në pozicionin politik deri në Kryesinë e PS apo pozicione drejtuese në minibashki dhe ministri patjetër kam menduar në çdo moment t’ja shpërblej socialistëve, patjetër edhe kryetarit të partisë me përkushtim dhe rezultate.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: