Cilësia e studentëve që përfundonin studimet për mësuesi është mjaft e dobët. Këtë e konfirmon ministrja e Arsimit nëpërmjet një grafiku me të dhënat e mbetësve në Provimin e Shtetit përgjatë 4 viteve të fundit. Sipas ministres Nikolla niveli i mbetësve në provimin për t’u pajisur me licencën e mësuesit varion nga 38% deri në 43%.

“Ja pse ndërmorëm reformën në mësuesi. Sepse gjatë gjithë këtyre viteve një përqindje shumë e lartë e studentëve të mësuesisë të dalë nga auditorët e universiteteve nuk kalonin në provimin e licencës për mësues.”-shprehet Nikolla në “Facebook”

Ndërkohë Ministria e Arsimit vitin 2018 e ka shpallur vitin e mësuesit. Ndaj përgjatë këtij viti ky institucion vendosi për herë të parë kriter në pranimet e studentëve për mësuesi notën mesatare 7 gjithashtu t’i mbështesë financiarisht ekselentët që zgjodhën mësuesinë. Sipas ministres Nikolla studentëve të ekselencës do t’u zërohet tarifa e studimit në universitete dhe përveç kësaj do të mund të marrin një bursë studimi që kap shifrën e 1 mijë dollarëve në vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb