ITALI – Bukuroshet e ekranit italian Nina Moric dhe Belen Rodriguez, të cilat kanë të përbashkët një histori të kaluar me Fabrizio Corona-n, nuk kanë kursyer ofendimet për njëra tjetrën në rrjetet sociale. Sulmi filloi nga bukuroshja kroate e cila shkroi në Instagram se Belen Rodriguez duket si një trans.

“Belen duket si trans, edhe pse unë njoh trans të mrekullueshëm, ajo mbetet një ha*e. Ka bërë operacion edhe vrimën e B….”- shkruan Nina.

Belen nuk ka pritur shumë për tu përgjigjur, duke thënë se Nina Moric është një e çekuilibruar. Megjithëse e ka ofenduar rëndë,  Belen ka përdorur një gjuhë më të pranueshme.

“Për faj të shumë gjërave, frustrimet në punë, të kujtosh se je ajo që nuk je, zhgënjime në dashuri, situata familjare të lodhshme e shumë të tjera. Fjalët e saj vijnë nga çekuilibri mendor. Shpresoj shumë me gjithë zemër që dikush ta ndihmojë.”- shkruan Belen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: