Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e siogurisë “arrest me burg” për Lulëzim Kusin, xhaxhain e vëllezërve që dyshohen për vrasjen e punëtorit të kondicionerëve, disa kohë më parë në kryeqytet.

Lulëzim Kusi u arrestua dy ditë më parë për armë-mbajtje pa leje. Në 6 shtator, në shtëpinë e Lulzim Kusit u gjet një armë zjarri Arma u gjet në banesën e Lulzim Kusit në Gropaj në Kombinat.

I arrestuari Lulzim Kusi është xhaxhai i Griseldo dhe Albano Kusit.

Griseldo e Albano Kusi janë në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt. Indrit Çela u vra më 22 gusht teksa po punonte në një vilë për reregullimin e kondicionerit. Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës.

Griseldi dhe Albano, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb