BULQIZE- Një i ri ka përndjekur për një kohë të gjatë bashkëfshataren e tij, por ajo që e ka pësuar keq ka qenë familja e tij.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Dovolan të Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se prindërit e vajzës me inicialët B.K., 20 vjeç kanë bërë vetëgjyqësi, duke fyer dhe kanosur gjyshin e 23-vjeçarit.

Njoftimi nga policia
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit D.K., dhe E.Gj, vjeç 45 e 51, banues në fshatin Dovolan e Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Çerenec, me vetëgjyqësi, kanë kanosur e fyer, shtetasin Sh.I, vjeç 66, banues në Çerenec, Bulqizë, me pretendimin se nipi i tij shtetasi L.L, vjeç 23, ka përndjekur shtetasen B.K vjeç 20, banuese në Peshkopi. Nenet 277, 84 dhe 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb