TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka deklaruar se është koha për veprim, që në shkollat e vendit të mos flitet për drogë, por për dije dhe kulturë.


Duke iu referuar rastit të vrasjes së gjyshes prej nipit në Durrës, Malaj tha se të rinjtë po kthehen në një shqetësim të madh, pasi sipas saj, duke kërkuar para për të blerë hashash, ata kryejnë krime të tilla. Ajo tha në një deklaratë për mediat, se shteti tashmë ka rënë.


Sipas saj, është koha që të gjithë prindërit të ngrihen dhe të godasin këtë të keqe, të cilën siç thotë Malaj, mbjellësit dhe rrënjët  e saj duhen kërkuar tek qeveria.


“Jo më larg se sa sot, ndodhi akti i marrjes së jetës së një gjysheje  nga nipi i saj që kërkonte para për  lekët e hashashit. Sot duhet të jemi më aktiv se kurrë më një plan kombëtar. Ky shtet ka treguar se ka rënë. Tashmë është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të shpëtuar dhe çliruar vendin. Ftesën e parë e kam për ju të nderuar prindër, nëse nuk do të jemi në frontin e parë për luftën të pa-kompromois  me këtë realitet. Nesër do të përballemi me të paimagjinueshmen nëse nuk përballimi sot. Ftesën e dytë e kam për kolegët e mi, për armatën e mësuesve që  punojnë në të gjithë vendin. Të mos lejojmë që shkolla të jetë qendra e shpërndarjes së drogës, por e dijes. Vetëm ata që janë të aftë për të shkruar fjalën fund, janë të aftë të shkruajnë edhe fjalën fillim. Falënderim special për mediat investigative dhe jo vetëm, që s’kanë rreshtuar së denoncuari raste të tilla. E nesërmja nuk është gjë tjetër, por kujdesi që treguam dje”, tha Malaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb