BRITANI

J Paul Getty ishte ndër biznesmenët më të pasur dhe më të njohur në botë, pasi fitoi pasuri në fushën e naftës. Por manjati nuk është i famshëm vetëm për pasurinë e tij, por edhe kopracinë e pashoqe.

Atij ia morën peng nipin në vitin 1973 dhe nuk pagoi qoftë edhe një kacidhe. Rrëmbimi i nipit ndodhi në Romë dhe rrëmbyesit kërcënonin se do ia prisnin veshin. Kur gjyshi nuk dëgjoi, atëherë rrëmbyesit ia prenë veshin në hakmarrje dhe vendosën ta dërgojnë në adresë të gjyshit kurnac, shkruan “Mirror”.

Gjyshi tepër i famshëm për pasurinë e madhe gjithashtu refuzoi që të paguajë para për djalin e prekur nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte djali i gruas së pestë i biznesmenit , i cili vdiq në prill të vitit të kaluar në moshën 103 vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kujtimet e saj, këngëtarja amerikane zbulon sesa kurnac ishte Getty. Industrialist i lindur në Amerikë, aq sa edhe djalin e sëmurë me tumor nuk e shëroi, nuk dha asnjë para për të. Ndërsa Timmy luftoi për jetën e tij, Getty nuk u kujdes dhe nuk hodhi asnjë para për 4 vjet për të.

Timmy vdiq në moshën 12 vjeçare. Getty nuk mori pjesë në funeral, ndërsa dërgoi një shënim, ku thoshte se “ishte i zënë”. Edhe pse gjyshi i tij ishte kaq kurnac, djali e donte atë. Tashmë që manjati ka vdekur, gruaja e tij tregon sesa kurnac ishte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb