TIRANË

Ka nisur aksioni për prishjen e ndërtesave në Shkozë për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Gazetari Osman Stafa që ka ndjekur hap pas hapi situatën në Shkozë raportoi për “BalkanWeb” se mjetet e rënda të IKMT kanë nisur punën për prishjen e një banese. Sipas planit, janë tre banesa për t’u prishur ditën e sotme.


Ndërkohë në vend ndodhen forca të shumta policie në mbështetje të IKMT. Në banesën ku ka nisur prishja ndodhen ende dy banorë brenda.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Banorë të tjerë kanë hipur në taracat dhe çatitë e shtëpive dhe kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e tyre. Ata thanë se nuk kanë hequr asnjë plaçkë nga shtëpia pasi nuk iu është lënë kohë. Sipas tyre policia dhe INUK nuk iu ka treguar asnjë urdhër apo vendim gjykate për prishjen e banesës.

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të mëngjesit. Ata janë Petrit Duku, Gerti Strala dhe Saimir Kalia. Babai i një prej të shoqëruarve deklaroi për News24 në një lidhje direkte se djali i tij nuk ka të bëjë me atë çfarë po ndodh dhe se ishte për vizitë tek miqtë e tij.


Gazetari Stafa raportoi gjithashtu se policia nuk ka lejuar mediat të afrohen.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb