Autoritetet japoneze kanë inteNsifikuar luftën ndaj gripit të derrit, pasi virusi u zbulua në shumë vende të Japonisë Qendrore.


Ushtarët japonezë dhe zyrtarët e qeverisë lokale kanë nisur asgjësimin e rreth 6 600 derrave në një fermë të Toyota City në prefekturën e Aichi, pas konfirmimit të shpërthimit të epidemisë së derrave, e njohur edhe si kolera e derrit.


”Që nga janari, ferma ka transportuar derra në gjashtë kompani në Nagano, Gifu, Aichi, Mie, Shiga dhe Osaka”, sipas Ministrisë japoneze të Bujqësisë.


‘’Prefektura e Naganos filloi gjithashtu asgjësimin e 2 400 derrave në një fermë në fshatin Miyada dhe qeveria ka në plan të asgjësojë një total prej 15 000 derrash’’, raporton Kyodo News.

“Ne po përballemi me një fazë kritike”, tha ministri i Bujqësisë, Takamori Yoshikawa

Japonia nuk kishte raportuar raste të virusit të derrave që nga viti 1992.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb