KUKES- Në një kohë kur vendi po përballet me përmbytje të mëdha në disa zona, në Kukës kanë nisur reshjet e dëborës. Mësohet se reshjet e borës kanë nisur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që raportohet se lartësia e saj është 4 cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.
NJOFTIMI MBI SITUATEN NE KUKES
Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 03.12.2017 ora 06:30 është si më poshtë: Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit kanë rreth orës 03.05 date 03.12.2017 kanë filluar reshjet e dëborës. Lartësia e saj është nga 4cm në qytete e 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut.
Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna: Temperatura aktuale: 0.6 gradë celsius.
Temperatura minimale: 0.2 gradë celsius.
Era qetësi.
Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 02.12.2017 deri në orën 06.:30 të datës 03.12.2017 është 6 mm .
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Siguria e jetës:
Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku.
Rrugët, urat: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:
Rruga e Kombit lartësia e borës 10 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 9 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë lartësia e borës 15 cm. Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 3 borëpastruese.
B.Curri-Kam lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 30 cm. Kanë punuar 2 borëpastruese.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm. Ka punuar 2 borëpastruese.
Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Energjia elektrike:
Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.
Bashkia Tropojë:Nj.A: Margegaj,Tropojë e Vjetër,Llugaj,Lekbibaj.
Hidrovoret, uji, lumenjët:
Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri cilët janë nën kontroll.
Rezervuaret:
Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët.
Spitalet:
Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.
Shkollat:
Procesi mësimor aktualisht është pushim ditën e sotme.
Banesat:
Nuk kemi probleme.
Tokat bujqësore, blegtoria:
Nuk kemi probleme.
Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse
(ed.me/BalkanWeb)