Në “Wembley”, më 21 mars, Thomas Tuchel është përpara një prove të fortë, ndaj Shqipërisë zhvillon debutimin e tij në krye të Anglisë. Në letër, ky është një takim pa shumë histori, por tekniku gjerman është jo pak nën presion, i vetëdijshëm se ndaj ekipit të Sylvinho-s nuk mjaftojnë vetëm 3 pikët, por kërkohet edhe një lojë e bukur sulmuese. Tuchel u gjykua jo pak që në start, kjo pasi disa nga zgjedhjet e tij sollën debate në ishull.
Me 26 lojtarë në dispozicion, tekniku i “Tre Luanëve” zhvilloi seancën e parë stërvitore në “St George’s Park”. Atmosfera ishte pozitive, me lojtarët dhe trajnerin Tuchel që u shfaqën të buzëqeshur. Vëmendja ishte e madhe te futbollist si Marcus Rashford i cili u la jashtë nga Southgate në “Euro2024”, ndërsa së fundmi u largua nga Man.United për të nisur një aventure të re tek ekipi i Aston Villas. Rashford u pa duke bërë batuta dhe duke u përqafuar me Jordan Henderson, një tjetër i përjashtuar i madh nga Southgate.
Ish kapiteni i Liverpool u mirëprit me përqafime nga Jude Bellingham, Rice e James, duke e uruar për rikthimin e tij në përfaqësuese.
Vëmendja ishte e madhe edhe tek afrimi i ri i Tuchel, Dan Burn, mbrojtësi 32-vjeçar i Newcastle, por fituesi i freskët i Kupës së Ligës zhvilloi stërvitje të diferencuar, ashtu si një pjesë e mirë e lojtarë që ishin të angazhuar në sfidat e së dielës. Mungesa e madhe e Tuchel në këtë grumbullim të parë është fantazisiti i Chelsea-t, Cole Palmer.
(BalkanWeb)