Në Camp Nou ka nisur festa. Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 1-0 duke siguruar matematikisht titullin në La Liga për sezonin 2018/19. Barcelona siguroi matematikisht titullin e 26-të kampion 3 ndeshje para fundit të kampionatit. Më triumfin e sotëm, katalanasit u ngjitën në kuotën e 83 pikëve, me një diferencën +9 nga Atletiko e vendit të dytë.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura me Messin që e nisi nga stoli. Me inkuadrimin e tij në pjesën e dytë  ndryshoi edhe rrjedha e lojës. ‘Pleshtit’ iu deshën 16 minuta lojë për të shënuar golin që do i siguronte Barcelonës titullin kampion. Ky ishte goli 34 i tij në La Liga në këtë sezon, por që kishte vlerën e titullit (numër 26-të në histori).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb