FRANCE-Ka nisur sot edicioni i 69-të i festivalit të Cannes dhe në Croisette kanë sfiluar në tapetin e kuq yjet më të mëdha ndërkombëtare.


Në mbrëmjen e inaugurimit ka qenë protagoniste juria e përbërë nga George Miller, Kirsten Dunst, Valeria Golino, Mads Mikkelsen, Vanessa Paradis e László Nemes dhe më pas Bella Hadid, Bianca Balti, Paolo Sorrentino e Victoria Beckham.


Të parët në tapetin e kuq kanë parakaluar aktorët e ‘Cafe Society’ të Woody Allen, me Kristen Steëart, Jesse Eisenberg dhe Blake Lively. Më pas në tapetin e kuq kanë shkëlqyer edhe Susan Sarandon, Lily Donalsdson dhe Juliane Moore, së bashku me Eva logoria dhe Naomi Watts.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: