Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë nisur sot firmosjen e peticionit për rikthimin e kopshtit botanik nën administrimin e Universitetit të Tiranës. Vendimi i stafit akademik pason ankimimin në gjykatë nga ana e rektoratit të universitetit të Tiranës ku kërkohet anulimin i VKM së qeverisë të datës 17 korrik 2019 për kalimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e bashkisë. Për pedagogët e Katedrës së Botanikës vendimmarrja cilësohet si tejet e gabuar që hedh hije dyshimi dhe mbi të gjitha vlerësohet në shkelje e ligjit për arsimin e lartë.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe profesor Petrit Hoda, i cili ka 30 vite që kontribuon për këtë aset natyror unik në Shqipëri.
Eksperti i botanikës thotë se kopshti është një aset unik që disponon një pjesë të mirë të florës dhe bimësisë shqiptare, përfshirë bimë unike apo bimë që rrezikojnë zhdukjen.

Kopshti botanik ka sot shumë më pak territor nga sa kishte në vitin 1965 kur dhe u projektua në funksion të fakultetit të shkencave të natyrës si laborator kërkimor mësimor. Kjo fal ndërtimit të Unazës së Madhe, e cila cungoi dukshëm hapësirën e gjelbër. I ashpër ka qene vendimi i këshillit studentor që kundërshton grabitjen që sipas tij po i bëhet pasurisë së fakultetit ndërsa i bën thirrje studentëve që të angazhohen si në protestën e dhjetorit për mbrojtjen e pasurisë së përbashkët.

Ndërkohë nga bashkia tiranë nuk ka qëndrim publik mbi çfarë ajo projekton të bëjë në kopshtin botanik dhe si do të bëhet administrimi i këtij laboratori natyror që në 60 vite është krijuar dhe menaxhuar nga emrat më të njohur të botanikës shqiptare. Si i tillë ai mban statusin institucion i rëndësisë së i shpallur në vitin 1995.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: